Shahini: Me fitoren 51.11 % të Vetëvendosjes, Kosovës i rrezikohet demokracia

by Nexhat

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, në një intervistë për Euro nT7 ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Shahini ka bërë një krahasim me bizneset që krijojnë monopole, duke thënë se sa herë ndodhin ato, ndërhyjnë agjencionet që janë për rregullimin e konkurrencës, meqë rrezikohet tregu.

banner

Sipas tij, edhe me fitoren 51.11 % të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor, Kosovës po i rrezikohet demokracia.

“Kur ka monopol ekonomik në treg, janë agjencionet e konkurrencës që merren me to dhe ndërhyjnë me to, sepse po rrezikohet tregu. Edhe me 51.11 neve po na rrezikohet demokracia”, ka thënë ai në T7.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy