I biri i ish-shahut të Iranit, Reza Pahlavi, i cili jeton në mërgim, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump për të “bërë Iranin të madh sërish”, duke deklaruar se është i gatshëm të kthehet në vendin e tij.
Pahlavi i drejtohet Trumpit duke thënë se ai ka krijuar tashmë një trashëgimi si një njeri i përkushtuar ndaj paqes dhe luftës kundër forcave të së keqes, duke e përshkruar Trumpin si “të kundërtën absolute të Barack Obamës dhe Joe Bidenit”.
“Shpresojmë që të mund të vulosim përgjithmonë këtë trashëgimi duke çliruar Iranin, në mënyrë që ne, dhe ju, të bëjmë Iranin të madh sërish. Le të bashkëpunojmë për këtë. Jam gati të kthehem në Iran sapo të kem mundësinë e parë,” shtoi Pahlavi. /Panorama

