Xhaka hap zemrën: Fanela kuqezi, nder dhe krenari, është më e bukura në botë

by informim peje

Taulant Xhaka është një prej emrave më të dashur të kombëtares shqiptare. I tërhequr tashmë nga futbolli i luajtur, ish mesfushori kuqezi ka bërë një rrëfim në kanalet zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit duke hapur zemrën e folur pa filtra për gjithçka duke nisur nga debutimi i tij me fanelën kuqezi

‘Jam fans i Shqipërisë, i skuadrës. Nder dhe besoj që është fanella më e bukur në botë. Si e kujtoj debutimin? Me shumë emocione, ka qenë debutimi im me Kombëtaren me fitore. Ka qenë si ëndërr, nuk e kam kuptuar shumë por pas fitores, e kam kuptuar dhe e gjithë familja ka qenë krenare me mua-tregon Taulant Xhaka që e vijon më tej rrëfimin duke folur edhe për momentet e tij me skuadrën kuqezi

banner

‘Momente të parrëfyera? Jo nuk ka pasur momente specifike. Të lumtura kam pasur shumë,të trishtuar për ndeshjen kundër Serbisë. Nuk kam bërë bërë sakrifica të mëdha, por gjithmonë e kam dhënë maksimumin. Kisha vdekur për këtë fanellë.Normal që ke përgjegjësi shumë, duhet të jesh lider dhe duhet t’i mbash lojtarët e rinj afër vetes-shtoi Taulant Xhaka

Ish mesfushori kuqezi foli edhe për skuadrën aktuale të Kombëtares shqiptare që e pret një sfidë e madhe sic është playoffi i Botërorit.

‘Kombëtarja ka ecur shumë ecur shumë përpara. Janë lojtarë shumë të rinj, me shumë talent. Është shumë më mirë tani se përpara-tha Xhaka që u pyet edhe nëse sheh ndonje futbollist që ka ngjashmëri me të-Qazim Laçi. Ka edhe numrin tim, 14 siç e kam pasur unë kur kam qenë pjesë e Kombëtares. Absolutisht që ky grup e ka mentalitetin e duhur për playoffin. Çdo lojtar luan në ekipin e tij, kanë kualitet. Besoj që mund t’ia dalin. përsa iu përket tifozëve, janë shumë të rëndësishëm se na kanë përkrahur gjithmonë. Janë lojtari i 12-të për ne.

Në fund Taulant Xhaka dhe edhe mesazhin e tij

‘Fanela e kombëtares është nder dhe krenari. Lojtarëve do t’ju thosha:Jepni maksimumin. Luani si gjithmonë me zemër dhe fitorja vjen automatikisht’-përfundoi intervistën e tij Taulant Xhaka. /TCH

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy