Brahim Diaz ka reaguar një ditë pasi e humbi finalen e Kupës së Afrikës.
Maroku u mposht 1:0 nga Senegali pas vazhdimeve, në një ndeshje e cila mund të kishte pasur fund tjetër nëse Brahim Diaz do të tregohej më cinik.
Ishin minutat shtesë të kohës së rregullt kur Maroku e fitoi një penallti, të cilën e mori përsipër ta ekzekutonte dhe vendosi të shkonte me panenka, të cilën e priti lehtësisht Mendy.
Sot ka ardhur reagimi emocional nga futbollisti i Real Madridit, Brahim Diaz:
Shpirti më dhemb. Kam ëndërruar për këtë titull falë gjithë dashurisë që më dhatë, çdo mesazhi dhe çdo shenje mbështetjeje që më bëri të ndihesha se nuk isha vetëm. Luftova me gjithçka që kisha, mbi të gjitha me zemër.
Dje dështova dhe e marr plotësisht përgjegjësinë. Kërkoj falje nga thellësia e zemrës.
Do të jetë e vështirë për t’u rikuperuar, sepse kjo plagë nuk shërohet lehtë… por do të përpiqem. Jo për veten time, por për të gjithë ata që besuan tek unë dhe për të gjithë ata që vuajtën bashkë me mua.
Do të vazhdoj të ec përpara derisa një ditë t’jua kthej gjithë këtë dashuri dhe të bëhem burim krenarie për popullin tim maroken.

