Vedat Muriqi po kalon një formë të jashtëzakonshme në Spanjë, është kthyer në një nga sulmuesit më produktiv duke lënë pas emra me shumë peshë si Roberet Lewandowski, Ferran Torres, Vinicius, Griezmann e shumë të tjerë. Deri në këtë pikë të sezonit vetëm Kylian Mbappe ka bërë më mirë se sa sulmuesi i përfaqësueses “dradane”. Me 14 gola, Muriqi renditet në vendin e dytë, 5 gola më pak se Mbappe.
Forma e shkëlqyer e Muriqit nuk mund të kalonte në heshtje pasi së fundmi interesim për të shfaqi ekipi i Fernerbahces. Gjigandët nga Stambolli trokitën në derën e Mallorca-s duke kërkuar informacione zyrtare në lidhje me kartonin e Muriqit, por sipas mediave në Turqi, ekipi spanjoll i ka kthyer përgjigje duke theksuar se “bomberi” i tyre nuk është në shitje, të paktën jo në këtë merkato dimri.

Muriqi konsiderohet nga Mallorca si lojtari i tyre kryesor, shtylla e ekipit dhe një garanci e fortë për të siguruar mbijetesën. Është thuajse e pamundur që spanjollët të heqin dorë nga Muriqi, pavarësisht ofertave, pasi ndodhen në pozita jo komode, në vendin e 15-të në kuotën e 21 pikëve, 2 pikë larg zonës së kuqe./BW

