Donald Trump duket më i vendosur se kurrë për të bërë territor amerikan, ishullin arktik të Groenlandës. Në dy postime të bëra në Truth Social të martën, Trump paraqitet duke “mbajtur” flamurin amerikan dhe duke u përgatitur ta vendosë atë në tokën e Groenlandës. Në të njëjtën foto me të janë zv/presidenti i SHBA, J.D Vance dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ndërsa në një tabelë shkruhet “Groenlanda, territor i SHBA-së nga viti 2026”. Megjithatë, foto është gjeneruar nga inteligjenca artificiale.
Gjithashtu, Trump ka ndarë edhe një foto të marinsave amerikanë nga Iwo Jima, gjithashtu duke vendosur flamurin amerikan.

Ndërsa në foton e dytë të postuar këtë të martë, Trump “ngacmon” udhëheqësit europianë, pas një takimi që ata zhvilluan për Ukrainën në gusht 2025, e cila atëherë u komentua si një foto e “mësuesit”, presidentit amerikan, me “nxënësit” e tij.

Atëherë merrnin pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri finlandez Alexander Stubb, kryeministri italian Giorgia Meloni, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kancelari gjerman Friedrich Merz, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte
Në versionin e fotos kontroverse të publikuar nga Trump, shfaqet një hartë me territoret që i përkasin SHBA-së me Groenlandën që është pikturuar si pjesë e SHBA, ndërsa e njëjta gjë ndodh edhe me Kanadanë, që gjithashtu është “veshur” me flamurin amerikan.
Edhe më herët, Trump i ka propozuar Kanadasë të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së. Ndërsa vendosja e tarifave tregtare shkaktoi edhe përplasje mes Washingtonit dhe Otavës

