Influencerja Ema Salijasi, e ftuar në emisionin “Kosova Live”, ka habitur me një deklaratë të papritur teksa po fliste për Dolcen dhe lojën e saj brenda shtëpise së Big Brother VIP Kosova.
Duke theksuar se nuk ka shumë informacione për jetën e Dolces jashtë, Salijasi, pa dashje, ka lënë të kuptohet se për të është raportuar se dikur kishte qenë në burg. Menjëherë pas kësaj deklarate, ajo është tërhequr, duke sqaruar se nuk ka fakte dhe se i “shpëtoi nga goja”.
Ndiqni videon për të parë momentin e plotë të deklaratës në “Kosova Live”

