Nuk është vetëm Princi Harry ai që është ndier i fyer nga komentet e presidentit amerikan Donald Trump. Veteranët dhe familjet e tyre, si edhe deputetë nga të gjitha partitë, kanë reaguar me zemërim.
Edhe Sir Keir Starmer tha: “I konsideroj komentet e Presidentit Trump si fyese dhe, sinqerisht, tronditëse. Dhe nuk më habit fakti që ato u kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje të afërmve të atyre që u vranë ose u plagosën”, raporton Sky News.
Ai shtoi se, nëse do të kishte thënë diçka të tillë, ai “me siguri do të kërkonte falje”.
Më herët, Downing Street tha se Trump kishte qenë “gabim” që minimizoi rolin e NATO-s dhe të trupave britanike në Afganistan

