Ngjarjet e fundit në SHBA, vend në të cilin do mbahet Botërori, kanë bërë një zhurmë shumë të madhe. Edhe pse ndikimi te futbolli nuk është i drejtëpërdrejtë, disa vende po mendojnë që të bojkotojnë këtë kompeticion.
Natyrisht, një prej tyre është Danimarka, duke patur parasysh dëshirën e Shteteve të Bashkuara me në krye Trump, për të marrë Groenlandën.
Sipas një sondazhi, 90% e publikut danez duan të bojkotojnë këtë eveniment që mbahet në SHBA.
Në të njëjtën linjë mendimi janë edhe suedezët, që gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e tyre janë pro bojkotit.
Kujtojmë që edhe edhe në Gjermani u shtuan shumë zërat, por gjithsesi asgjë konkrete, pasi Federata është treguar e prerë.

