Rrokulliset autobusi në Antalja të Turqisë, 9 të vdekur mbi 25 të lënduar

by Nexhat

9 persona kanë vdekur e 26 janë lënduar deri më tani nga aksidenti i një autobusi që shkonte nga Tekirdağ drejt Antaljas në Turqi.

Sipas raportimeve të medieve turke, aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:20 sot ku autobusi ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur poshtë.

banner

Kryetari i Antalyas, Hulusi Şahin, tha se aksidenti ka ndodhur teksa autobusi nuk ka arritur të marrë kthesën në një vend ku rruga ishte bërë e rrëshqitshme për shkak të shiut dhe kishte mjegull. Për këtë arsye, mendohet se shpejtësia e lartë në kushte të vështira ka dërguar deri te aksidenti.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rënduar dhe janë dërguar në spitalet rajonale për trajtim të mëtejshëm. Hetimet për zbardhjen e shkaqeve të sakta të aksidentit vazhdojnë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy