Shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta vazhdojnë të godasin pjesë të Spanjës dhe Portugalisë.
Të paktën dy persona kanë vdekur, më shumë se 7,000 janë evakuuar dhe në Portugali ka pasur thirrje për të shtyrë raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Stuhia Leonardo, e cila goditi Gadishullin Iberik këtë javë, bëri që qeveria portugeze të zgjasë gjendjen e fatkeqësisë natyrore në 69 komuna deri në mesin e shkurtit, raporton Guardian,
Një burrë u vra në Portugali, ndërsa trupi i një gruaje u gjet i rrëmbyer nga një lumë i fryrë në rajonin jugor spanjoll të Andaluzisë të premten, stuhia e fundit në një seri stuhish vdekjeprurëse që kanë goditur Portugalinë dhe Spanjën në javët e fundit.
#BorrascaLeonardo | Desbordamiento de cauces en la Sierra del Segura
— Guardia Civil (@guardiacivil) February 6, 2026
📍 Riópar y cuencas de los ríos Mundo, Segura y Taibilla.
👮🏻♂️ Supervisión de las zonas afectadas tras el "reventón" del nacimiento del río Mundo. El incremento del caudal ha provocado inundaciones en áreas… pic.twitter.com/gakDg4cpO2

