Dyshime për manipulim me vota, Prokuroria nis hetimet edhe në Suharekë

by engel

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka nisur hetime edhe në Komunën e Suharekës, nën dyshimet për manipulim me vota gjatë procesit zgjedhor.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë iniciuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën Komunale të Numërimit në Suharekë. Hetimet janë autorizuar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, dhe janë iniciuar me vetiniciativë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

banner

“Në kuadër të këtyre hetimeve, Prokuroria Themelore në Prizren është duke ndërmarrë veprime hetimore në Komunën e Suharekës. Hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për kryerjen e veprave penale të parapara në Kapitullin XVIII të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), të cilat ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Duke pasur parasysh interesimin e madh të opinionit publik dhe mediave për këtë çështje, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë ditës do të lëshohet një komunikatë shtesë. Sipas njoftimit, pas intervistimit të personave të dyshuar nga Policia e Kosovës, publiku do të informohet për veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.

Hetimet në Suharekë vijnë në një kohë kur procesi zgjedhor është nën vëmendje të shtuar të institucioneve dhe opinionit publik, me qëllim të garantimit të integritetit të votës dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy