Ish-zëvendësministri për Kulturë, Rini dhe Sport, Engelbert Zefaj, nuk ka kursyer kritikat ndaj Ministrit Hajrullah Çeku. Sipas Zefajt, pesë vjet në krye të Ministrisë së Kulturës kanë kaluar, por rezultatet duket se janë vetëm… dhënia e subvencioneve.
“Pritjet ishin të mëdha: një sallë koncertesh, një stadium kombëtar, një palestër, etj… Por jo, as edhe një shej nuk e ka lënë! Pesë vjet!”, shkruan Zefaj me një dozë të qartë ironie, duke shtuar vendosur emoji dëshprimi!
Ministri Ceku, sipas ish-zyrtarit, ka kaluar gjithë kohën në ndarjen e subvencioneve për vllazni e shoqni, duke harruar plotësisht nevojat infrastrukturore dhe zhvillimore. “Tash të njëjtit ia kanë besuar ministrinë e arsimit! Fet ka me ba, shton z. Zefaj! Po keq ju kanë mashtruar, apo thjesht ky popull ka qef të mashtrohet?!” – përfundon Zefaj, duke lënë vend për të interpretuar.

