Gjyqtari-ZPS-së: Po kërkoni të shpallen fajtorë për 10 akuzat, por s’po kërkoni fajësi për incidentet individuale

by Nexhat

Gjyqtari Guenael Metraux, ka nisur pyetjet e tij drejtuar Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Metraux kërkoi sqarim nga ZPS mbi kërkesën e tyre për t’i shpallur dhe dënuar Thaçin dhe të tjerët.

banner

“Dua të sqaroj një pikë. Në aktakuzë, ju i kërkoni trupit gjykues të shpallë fajësinë në lidhje me secilën nga 10 akuzat që ngrihen, por nuk i kërkoni trupit gjykues, të shpall fajësinë për incidentet individuale që janë relevante për akuzën. Keni më shumë se 40 vrasje të pretenduara, shpalljen e fajësisë që kërkoni ju është vetëm për pikën 8, 9 dhe 10 – a e kam kuptuar drejtë?” – pyeti gjykatësi.

Prokurori i Zyrës së Kimberly West tha se pikat lidhen me këto krime siç pretendojnë ata, por që janë të bazuara në incidentet individuale.

“Po, e keni kuptuar drejtë. Pikat janë për këto krime, por krimet janë bazuara në incidente individuale dhe sigurisht që ju duhet të shqyrtoni çdo incident individual.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy