“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Gjykatës Speciale: Kosova e burgosur!

by Nexhat

Monumenti “NEWBORN”, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së shtetit të Kosovës, pas përfundimit të ngjyrosjes, sonte është “burgosur” nga Gjykata Speciale.

Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, e kanë rrethuar simbolikisht këtë monument me rrethoja të hekurit, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë sonë në një imazh burgu.

banner

Në këto rrethoja është vendosur edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara, me mbishkrimin: Kosova e burgosur!

Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj një padrejtësie që e konsiderojnë historike dhe prek themelet e shtetit tonë.

NEWBORN-i, simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës sonë, siç ka thënë ajo, po burgoset simbolikisht për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Me mbishkrimin “Kosova e burgosur”, Hoxha ka thënë se po e shprehin indinjatën lidhur me këto procese, pasi atje po gjykohen historia jonë, lufta për liri dhe procesi i shtetformimit të Kosovës.

Si të paraburgosur në Hagë, që pesë vjet po mbahet Hashim Thaçi, ish-presidenti dhe kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe udhëhoqi procesin e shtetndërtimit, po mbahen ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, figurat kyçe të rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy