Barcelona befasohet nga Girona

by Nexhat

Girona e ka befasuar Barcelonën duke e mposhtur 2-1 në stadiumin “Montilivi”, rezultat që u mohon katalanasve rikthimin në krye të LaLiga.

Barcelona ka pasur raste të shumta në pjesën e parë, përfshirë një penallti të humbur nga Lamine Yamal, i cili e ka goditur shtyllën në fund të pjesës së parë.

banner

Në pjesën e dytë, Barça ka kaluar në epërsi me një gol me kokë të Pau Cubarsí, por kanë reaguar shpejt dhe e kanë barazuar rezultatin pas një gabimi në mbrojtje.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Fran Beltran ka realizuar një goditje të ulët dhe të saktë për 2-1, duke i dhënë Girona fitoren e parë pas katër ndeshjesh.

Barcelona tani mbetet dy pikë pas Real Madrid në një garë shumë të fortë për titullin kampion në Spanjë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy