Humbja në Champions, Del Piero i ashpër me Juventusin: Pa personalitet të tjerët të shtypin në futboll

by Nexhat

Legjenda e Juventusit, Alesandro Del Piero u tregua i ashpër me bardhezinjtë pas humbjes 5-2 në Champions ndaj Galatasaray.

“Luçiano Spaleti foli për gjithçka, nga ndërgjegjësimi i lojtarëve e më tej, duke theksuar një koncept: nëse Juventusi nuk luan në maksimum, rrezikon të kryejë gabime banale, të cilat pastaj të ndëshkojnë. Por edhe të mos ketë prani në fushë dhe personalitet, në fund të tjerët luajnë futboll dhe të shtypin.

banner

Sot Gallatasaraj ka bërë një ndeshje shumë të mirë, kishte Sane e Ikardi në pankinë, sa për të përmendur disa emra, por kush luajti bëri një ndeshje të shkëlqyer. Kanë luajtur më mirë se Juventusi. Spaleti e pranoi, sot Juventusi ishte me të vërtetë në vështirësi. Ndoshta mendërisht dhe fizikisht po fillon të vuajë atë që ndodhi të shtunën, në aspektin që ishte një ndeshje impenjative.

Kur luan çdo tre ditë në të cilat duhet të jesh në maksimum dhe të bësh mirë, është aty që shihet potenciali real i një skuadre. Nëse Juventusi nuk arrin ta bëjë mirë këtë, do ta paguajë”, tha Del Piero

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy