Donjeta Sadiku triumfon bindshëm ndaj çekes

by Nexhat

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shënuar një fitore të rëndësishme dhe plotësisht të merituar në kuadër të “Strandja Tournament”, që po zhvillohet në Sofia të Bulgarisë.

Në kategorinë deri në 60 kilogramë, ajo triumfoi me vendim unanim 5:0 ndaj boksieres nga Çekia, Barbora Maxova.

banner

Përballja e zhvilluar në Sofje nxori në pah epërsinë e Sadikut përgjatë të tre raundeve. Gjyqtarët ndërkombëtarë e vlerësuan performancën e saj me rezultatet 30:26, 30:26, 29:27, 30:26 dhe 30:27, duke konfirmuar dominimin e plotë të saj në ring.

Me teknikë të saktë, lëvizje dinamike dhe goditje precize, Sadiku menaxhoi me zgjuarsi çdo moment të ndeshjes, pa i lënë hapësirë kundërshtares.

Fitorja bindëse 5:0 në këtë turne prestigjioz dëshmon formën e saj të lartë dhe përgatitjen serioze për sfidat e radhës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy