Mes një kalendari të ngjeshur dhe ndeshjesh vendimtare, trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka folur edhe për menaxhimin e muajit të Ramazanit te futbollistët e tij.
Në konferencë për media, tekniku spanjoll theksoi se lojtarët që agjërojnë janë të mësuar me këtë periudhë dhe klubi ofron mbështetje maksimale profesionale.
“Lojtarët janë mësuar me këtë situatë. Ne kemi staf mjekësor që i ndihmon ata të menaxhojnë energjinë dhe rikuperimin. Respektojmë bindjet e tyre dhe i mbështesim plotësisht”, u shpreh Guardiola.
City përballet me një seri ndeshjesh të rëndësishme në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, ndërsa menaxhimi fizik i skuadrës mbetet një nga sfidat kryesore të këtij momenti të sezonit

