Një arsimtar i një shkolle fillore në Mamushë është arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar një nxënës gjatë procesit mësimor.
Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur më 6 mars 2026 rreth orës 10:30. Pas raportimit të incidentit, autoritetet kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është identifikuar si mashkull kosovar dhe punonjës i një shkolle fillore në këtë komunë.
Nxënësi që dyshohet se është keqtrajtuar ka marrë trajtim mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi për shërim të mëtejshëm.
Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në ndalim policor, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

