Një zjarr ka përfshirë një shtëpizë me kuzhinë verore dhe një stallë kafshësh në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar se ankuesja, një grua kosovare, ka raportuar incidentin. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Rasti është duke u hetuar.
“Fsh. Madanaj, Gjakovë, 06.03.2026 – 15:00. Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se zjarri ka kapluar një shtëpizë me kuzhinë verore, si dhe një stallë të kafshëve. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar, vetëm dëme materiale. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

