DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura e emërimit të përbërjes së re të KQZ-së

by informim peje

Demokracia në Veprim (DnV) ka kërkuar që të përmbyllet pa vonesa procedurale emërimi i përbërjes së re të KQZ-së

DnV thekson se në këtë moment, kur vendi po përballet me zhvillime që pritet të çojnë drejt një procesi të ri zgjedhor dhe kur 11 marsi, si afat ligjor për këtë procedurë është drejt përfundimit, përmbyllja e procesit të emërimit të përbërjes së re të KQZ-së bëhet edhe më e rëndësishme.

banner

“ Kjo sidomos për shkak se legjislacioni aktual nuk parasheh më vazhdimin automatik të mandatit të përbërjes ekzistuese të KQZ-së deri në emërimin e së resë në rast të zgjedhjeve siç ishte rregulluar me ligjin e mëparshëm”.

“Për këtë arsye, DnV i bën thirrje Presidentes së vendit dhe subjekteve parlamentare që të ndërmarrin dhe përmbyllin pa vonesë hapat e nevojshëm për e nominimit dhe emërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së”, thuhet në një njoftim të Demokracia në Veprim.

“Çdo proces i mundshëm zgjedhor duhet ta gjejë Kosovën me institucione zgjedhore të konsoliduara, funksionale dhe me mandat të qartë ligjor, në mënyrë që administrimi i zgjedhjeve të mos shoqërohet me dilema për legjitimitetin e tij”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy