Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka propozuar që 6 Marsi të bëhet dita e dëshmorëve anembanë trojeve shqiptare.
Ai dhe organizata të cilën e udhëheq e shohin njërën prej tre ditëve të Epopesë së UÇK-së si më të përshtatshmen për t’u bërë ditë që shënon sakrificën e dëshmorëve.
“Ne mund ta bëjmë një datë, shteti ynë, qeveria jonë, institucionet tona mund ta bëjnë një datë të caktume për të gjithë”, ka thënë Gucati për emisionin Info Magazine të Klan Kosovës.
“Data më e mirë për mua, gjithmonë, edhe për Organizatën e Veteranëve, është pikërisht 6 Marsi, po e marrim mesin, se ne nuk e dimë saktë se kur është vrarë Adem Jashari”.
‘Dëshira jonë, e veteranëve, është me qenë 6 Marsi, dita e dëshmorëve të kombit tonë, sidomos për Kosovën, për të gjithë luftëtarët e të gjitha periudhave të ndryshme”.

