Shoferi kapet me 124 km/h në zonë 40 km/h, policia i shqipton 400 euro gjobë e ia ndalon vozitjen për 9 muaj

by informim peje

Policia e Kosovës, ka njoftuar se njësiti i trafikut të Prishtinës, ka gjobitur një person me 400 euro, me 4 pikë negative si dhe, i është ndaluar drejtimi i automjetit për 9 muaj.

Në njoftim bëhet e ditur se shoferi kishte vozitur veturën me shpejtësi prej 124 km/h, në zonën ku kufizimi është 40 km/h, përcjell Express.

banner

Njoftimi:

Prishtinë, 07 mars 2026- Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta, ka identifikuar një kundërvajtës i cili ka tejkaluar kufizimin e shpejtësisë së lejuar.

I njëjti është hasur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 124 km/h në një zonë ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h.

Ndaj kundërvajtësit janë shqiptuar masat: gjobë 400 euro,

4 pikë negative, dhe ndalim i drejtimit të automjetit për 9 muaj.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe kufizimet e shpejtësisë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy