Veratti jashtë listës, Gattuso i jep shansin talentit të Romës

by Nexhat

Ish-mesfushori i PSG-së dhe aktualisht pjesë e Al Duhail, Marco Verratti, nuk do të rikthehet me Italinë për Play-off-in e Botërorit.

33-vjeçari, i cili nuk luan që nga 15 janari, ka stërvitur në Katar, por nuk pritet të jetë gati për sfidat kundër Irlandës së Veriut dhe më pas ndaj Bosnjës ose Uellsit.

banner

Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso, ka vendosur të kthejë shikimin te talenti i ri i Romës, Niccolo Pisili (2004), i cili po kalon një moment të shkëlqyer. Pisili debutoi me kombëtaren italiane në tetor 2024, në “Olimpico” ndaj Belgjikës, dhe tani ka mundësinë të sjellë freski në mesfushën italiane, veçanërisht në zotërimin e topit në sfidën me irlandezët.

Verratti nuk është grumbulluar që nga ndeshjet e Nations League 2023 në Holandë për shkak të gjendjes fizike, dhe Gattuso duket se ka vendosur t’i japë një shans të plotë Pisilit, duke u mbështetur te energjia dhe kreativiteti i mesfushorit 21-vjeçar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy