Alexander-Arnold lavdëron Valverden pas het-trikut ndaj Man City-t

by Nexhat

Trent Alexander-Arnold ka vlerësuar lartë mesfushorin e Real Madridit, Fede Valverde, pas paraqitjes së tij të jashtëzakonshme kundër Manchester City në Ligën e Kampionëve.

Uruguaiani shënoi tre gola në pjesën e parë të ndeshjes, duke realizuar kështu het-trik-un e parë në karrierën e tij dhe duke vendosur Realin në avantazh 3-0.

banner

Valverde, që ishte kapiten i mbrëmjes, e befasoi ekipin e Pep Guardiolës, i cili tani duhet të kapërcejë këtë disavantazh në ndeshjen e kthimit në “Etihad”.

Alexander-Arnold nuk kursye komplimentet për shokun e tij të skuadrës.

“E kam lavdëruar disa javë më parë, por përsëri nuk gjej fjalë të mjaftueshme për të. Ai është futbollisti më i nënvlerësuar në botë dhe ka qenë për vite me radhë”, tha Arnold.

“Edhe para se të vija këtu, gjithmonë kam admiruar lojën e tij, sepse nuk ka asnjë dobësi në të”, theksoi anglezi.

Valverde duket se po konfirmon arritjen e tij si një nga mesfushorët më të kompletuar në Evropë, duke bindur edhe më skeptikët me paraqitjet e tij të fundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy