E konfirmon Arbeloa: Mbappe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Man City-t

by Nexhat

Trajneri i Real Madrid, Alvaro Arbeloa, ka deklaruar se Kylian Mbappë pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester City-t.

Ylli francez është duke u rikuperuar nga një lëndim në gju dhe nuk do të luajë këtë javë kundër Elche, por Arbeloa shprehet i sigurt se sulmuesi francez do të udhëtojë drejt Manchesterit për sfidën vendimtare të rrethit të 1/8 e finales së elitës së futbollit evropian.

banner

“Nuk është një kohë e vështirë, ai përmirësohet çdo ditë dhe progresi po ecën sipas planit që bëmë kur vendosëm ta ndalonim dhe bëmë testet. Po ecën shumë mirë,” tha Arbeloa.

“Nuk do të jetë në dispozicion nesër, por jemi të bindur se do të jetë gati të udhëtojë për në Manchester”, ka theksuar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy