Kosova pjesë e turneut ndërkombëtar ‘Montenegro Cup’ në Budva

by Nexhat

Ekipi i Kosovës në boks do të marrë pjesë në turneun prestigjioz ndërkombëtar “Montenegro Cup”, i cili do të mbahet nga 13 deri më 22 mars 2026 në Budva të Malit të Zi.

“Federata e Boksit e Kosovës vazhdon paraqitjet në arenën ndërkombëtare, ndërsa destinacioni i radhës është ky turne i njohur që mbledh boksierë të talentuar nga shumë vende të botës”, thuhet në njoftimin e FBxoK-së.

banner

Kosova në këtë turne do të përfaqësohet me 2 boksierë dhe 1 boksiere:

Bashkim Bajoku (55 kg)

Planet Berisha (75 kg)

Agnesa Veseli (48 kg)

Ekipi do të udhëhiqet nga selektori Faton Xhakli dhe selektorja Mariola Sallauka, ndërsa drejtësinë në këtë turne do ta ndajë gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.

Në këtë turne pritet të marrin pjesë 18 shtete, duke e bërë garën shumë konkurruese dhe me nivel të lartë sportiv.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy