Federico Valverde ka folur pas fitores së madhe të Real Madridit ndaj Manchester Cityt, 3-0, kjo falë të tre golave të shënuar nga uruguaiani.
Ai ka rrëfyer se gjendja në zhveshtore për muaj të tërë ka qenë e keqe, duke iu referuar periudhës sa ishte trajner Xabi Alonso.
“Ka pasur një energji negative për muaj të tërë brenda zhveshtores”, ka thënë Valverde.
“Tani, jemi shumë pozitivë dhe do të shkojmë atje për të fituar”.

