Fernandes thyen rekordin e Beckham-it: Është një arritje e madhe

by Nexhat

Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ka thyer rekordin e ikonës së Manchester Unitedit, David Beckham.

Portugezi në fitoren e së dielës ndaj Aston Villa, ka arritur 16 asistime në këtë sezon dhe 100 asistime në total për klubin në të gjitha garat.

banner

Me dy asistimet e realizuara në duel me Aston Villën, Fernandes e tejkaloi rekordin e vendosur nga David Beckham në sezonin 1999/2000 për numrin më të madh të asistimeve në një sezon.

“Natyrisht, është shumë bukur. Është një arritje e madhe. Po flasim për një nga lojtarët më të mirë dhe një nga sulmuesit më të shkëlqyer që ka njohur futbolli. Jam shumë i kënaqur që arrita ta bëj këtë,” tha Fernandes për “MUTV”, .

Ai shtoi se ky rekord nuk ndryshon qëllimet e tij personale, por e bën të ndjehet krenar të ndahet një vend me emra si Beckham.

“Si çdo lojtar, edhe unë kam tentuar të bëj si Beckham, edhe në mënyrën e goditjes dhe asistimit. Jam shumë i lumtur që e tejkalova rekordin e tij”, theksoi ai.

Fernandes theksoi se përqendrimi i tij kryesor mbetet gjithmonë ndihma për skuadrën.

“Shënimi i golave dhe asistimi janë pjesë e madhe e lojës time. Jam shumë i kënaqur që sot gjithçka funksionoi dhe na bëri të fitojmë. Deri në fund të sezonit dua të vazhdoj të ndihmoj ekipin dhe të përmirësoj rezultatet”, përfundoi portugezi.

Kjo arritje e Fernandes konfirmon rolin e tij vendimtar te Manchester United dhe e vendos kapitenin në mesin e legjendave të klubit në historinë e asistimeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy