NBA/ Mundet Detroit, Pistons ndalen ndaj Toronto, por ruajnë kryesimin në Lindje

by Nexhat

Kur po i afrohemi fundit të sezonit të rregullt në NBA, të tjera sfida interesante u luajtën të dielën. Kryesuesit e Konferencës së Lindjes Detroit u mund 119-108 nga Toronto, por vazhdon të mbajë vendin e parë në këtë konferencë. Ekipi kanadez e meritoi fitoren, ndeshje ku u dallua Brandon Ingram me 34 pikë.

Pa probleme fiton edhe Milwaukee, që mundi 134-123 Indiana, sfidë ku u dallua Antetokoumpo me 31 pikë e 14 rebound. Dallas arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, 130-120 në fushën e Cleveland edhe pse shanset për zonën “play in” duken të pakta. Dyshja Flagg-Marshall realizoi 52 pikë. Philadelphia mundi me vështirësi 109-103 Portland, sfidë ku protagonist ishte Grimes, autor i 31 pikëve.

banner

Triumfon edhe New York, që mundi 110-107 Golden State dhe mban ende gjallë shrpesat për kreun e renditjes në Lindje. Jalen Brunson me 30 pikë ishte lider në fushë për nju-jorkezët, që korrën suksesin e tretë radhazi. Sacramento, falë 41 pikëve të DeMar DeRozan, mundi 116-111 Utah Jazz.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy