Silva beson te përmbysja ndaj Realit: Me Haaland në fushë shënojmë gola

by Nexhat

Kapiteni i Manchester City, Bernardo Silva, ka theksuar se skuadra e tij ka nevojë për gola në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madrid në Ligën e Kampionëve, duke shprehur dëshirën që në fushë të jetë edhe sulmuesi norvegjez Erling Haaland.

City nesër mbrëma përballet me një mision të vështirë pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë në Madrid, ndërsa mesfushori portugez thekson se prania e Haaland mund të jetë vendimtare për përmbysjen e rezultatit.

banner

“Natyrisht që do të preferoja ta kemi Erlingun në fushë. Kur e ke Erlingun në fushë, shënon gola – dhe ne kemi nevojë për gola nesër”, është shprehur Silva.

Ai shtoi se pavarësisht disavantazhit të madh nga ndeshja e parë, skuadra nuk e ka humbur besimin për një rikthim.

“Futbolli na ka mësuar se shumë gjëra mund të ndodhin. Edhe pse rezultati në Madrid ishte shumë i keq, ne do të luftojmë deri në fund”, theksoi kapiteni i Cityt.

Silva beson se ndeshja në stadiumin vendas mund t’i japë skuadrës angleze një mundësi reale për të reaguar.

“Kundërshtari është shumë i fortë, por në shtëpi mund të ndodhin shumë gjëra. Do të përpiqemi të krijojmë atmosferën e duhur që kjo të ndodhë”, shtoi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy