Në vigjilje të sfidës së kthimit në Champions League kundër Atalantës, në shtëpinë e Bayern Munich shtohen shanset që në fushë të zbres portieri Jonas Urbig. Portieri pësoi një dëmtim të kokë tetë ditë më parë, por testet e fundit mjekësore rezultuan pozitive.
Nga Gjermania, mediat bëjnë me dije se Urbig mund të zbres në fushë nga minuta e parë përballë Atalantës, por sërish nuk është e sigurt, pasi vendimi final do të merret vetwm pas seancës së fundit stërvitore. Në mënyrë të paprecedentë, Bayern e gjeti veten pa asnjë portier përpara këtij takimi.
Të tre portierët e Bayern, Neuer, Orbig dhe Ulreich nuk ishin të disponueshëm. Jo vetëm kaq, në mënyrë të pabesueshme edhe portieri i parë i ekipit U-19 nuk është gati për këtë takim si pasojë e një dëmtimi duke bërë që kandidati kryesor për të luajtur kundër Atalantës të ishte një portier 16-vjeçar, Leonard Prescott.

