Ferizaj e Drenica me fitore të mëdha, dorëzohen Prishtina e Malisheva

by Nexhat

Ferizaj dhe Drenica kanë regjistruar fitore të mëdha në xhiron e 25-të të Superligës së futbollit.

Ferizajasit e mposhtën Prishtinën me rezultat të thellë 3:0 në “luftën” e tyre për t’ju shmangur rënies nga liga,

banner

Nga ana tjetër, kriza e thellë e Bardhekaltërve po vazhdon dhe pas kësaj humbjeje thuajse i kanë humbur gjasat për titull të kampionit.

Golat për ferizajasit i shënuan Oguns, Silva dhe Berisha.

Ndërkohë, Drenica e regjistroi po ashtu një fitore të madhe ndaj Malishevës me rezultat 4:2.

Kuqezinjtë me këtë fitore vazhdojnë të shpresojnë që t’i ikin më të keqes – rënies nga liga, kurse Malisheva e bëri një hap prapa vendeve që çojnë në Evropë.

Dy gola për vendësit i shënoi Igball Jashari, kurse nga një e shtuan Kreshnik Uka dhe Andi Veliqi, kurse dy golat e pamjaftueshëm për mysafirët i realizuan Asani dhe Zeka.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy