FC Prishtina ka zyrtarizuar sot emërimin e Alban Dragushës si kryetrajner të ri të skuadrës.
Trajneri 44-vjeçar vjen në krye të klubit pas një periudhe të suksesshme me skuadrën e Ramiz Sadikut, të cilën e drejtoi që nga korriku i vitit 2023. Nën drejtimin e tij, ekipi u bë një nga surprizat më të këndshme të ligës së parë këtë sezon.
Gjatë karrierës së tij, Dragusha ka pasur eksperiencë edhe me ekipin e Vushtrrisë, ndërsa nga viti 2019 deri më 2022 ka qenë pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te Drita.
Përveç karrierës si trajner, Dragusha ka një karrierë të pasur si futbollist, duke luajtur në Ukrainë, Azerbajxhan, Suedi, Shqipëri dhe Kosovë.
“Klubi i uron mirëseardhje trajnerit Dragusha dhe shumë suksese në drejtimin e ekipit bardhekaltër gjatë sezonit në vazhdim”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.
Dragusha vjen në krye të skuadrës bardhekaltër pas dorëheqjes së Afrim Tovërlanit nga ky post. Ky i fundit vendosi të tërhiqet pas një serie prej pesë ndeshjeve pa fitore

