Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse: “Isha pjesë e jetës së saj, por jo arsyeja e vdekjes”

by informim peje

Ish-bashkëshorti i Amy Winehouse, Blake Fielder-Civil, ka rikthyer në vëmendje marrëdhënien e tyre të trazuar — dhe vdekjen e këngëtares — në një intervistë të rrallë të publikuar të martën.

Në episodin më të fundit të “We Need to Talk”, ai iu përgjigj kritikëve që besojnë se ai mban përgjegjësi për ndarjen nga jeta të Winehouse.

banner

“Nuk i shmangem kurrë përgjegjësisë. Nëse kam bërë diçka, e pranoj,” u shpreh ai, duke pranuar se kishte “një rol” në jetën e saj, por jo përgjegjësi të plotë për vdekjen e saj nga helmimi me alkool në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare.

Fielder-Civil tha se tashmë ka “bërë paqe” me të kaluarën, duke theksuar se Winehouse ishte “një grua shumë e fortë” dhe me vullnet të lirë.

“Kjo nuk është aspak mungesë respekti ndaj saj, por Amy bënte atë që donte. Edhe pse alkooli po e dëmtonte, ajo vazhdoi,” u shpreh ai.

Ai pranoi gjithashtu se ishte ai që e kishte prezantuar për herë të parë me heroinën, por shtoi se këngëtarja kishte eksperimentuar më parë me kokainë.

“Njerëzit mendojnë se e kam detyruar Amy-n të përdorte drogë — kjo nuk është e vërtetë. Nuk po i shmangem përgjegjësisë, por ideja se unë e furnizoja çdo ditë nuk qëndron. Nuk isha unë shitësi,” theksoi ai.

Fielder-Civil shtoi se nuk ka fajësuar kurrë dikë tjetër për varësinë e tij:

“Nuk kam fajësuar kurrë personin që më dha drogë për herë të parë. Pse duhet ta bëja këtë për Amy-n?”

Ai nënvizoi se nuk dëshiron ta portretizojë këngëtaren në mënyrë negative, por beson se ajo nuk do të donte që e gjithë faji t’i faturohej atij.

“Ajo do të më thoshte: ‘Thuaj të vërtetën’,” u shpreh ai.

Në përfundim, ai tha se të dy ishin “thjesht të rinj që ranë në varësi”, duke shtuar se kjo mund t’i ndodhë kujtdo.

Çifti ishte i martuar nga viti 2007 deri në 2009 dhe mbetën në kontakt edhe pas divorcit.

Në kohën kur Winehouse ndërroi jetë, Fielder-Civil ndodhej në burg dhe nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e saj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy