Drita e fiton derbin ndaj Gjilanit, merr primatin në tabelë

by Nexhat

Drita ka shënuar një fitore të madhe në derbin e Anamoravës ndaj Gjilanit.

“Intelektualët” triumfuan minimalisht 0:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës.

banner

Golin e vetëm të takimit e realizoi Veton Tusha në minutën e 24-të, shkruan Gazeta Express.

Në fund të pjesës së parë, Gjilani mbeti me një lojtar më pak, pasi Albin Prapashtica u përjashtua me karton të kuq direkt, duke e vështirësuar edhe më shumë ndeshjen për vendasit.

Me këtë fitore, Drita ngjitet në vendin e parë me 48 pikë, tri më shumë se Ballkani. Në anën tjetër, Gjilani mbetet në vendin e pestë me 39 pikë.

Ne dy ndeshjet tjera, Malisheva ka triumfuar në përballjen ndaj Llapit 2:0, ndersa Dukagjini barazon 1:1 me Prishtinën e Re

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy