Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën e Hormuzit

by Nexhat

Tensionet rreth Ngushticës së Hormuzit po rriten mes deklaratave të NATO-s, Iranit dhe vendeve evropiane. Ndërsa Perëndimi flet për koordinim dhe siguri të lundrimit, Teherani këmbëngul se ngushtica nuk është mbyllur, por trafiku është ulur për shkak të rrezikut dhe frikës nga lufta.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se është “plotësisht i bindur” se aleanca do të jetë në gjendje të rihapë Ngushticën e Hormuzit.

banner

Në një intervistë për Fox News, Rutte iu përgjigj kritikave të presidentit amerikan Donald Trump ndaj NATO-s, duke theksuar se vendet anëtare kanë marrë kohë për të koordinuar një përgjigje të përbashkët.

Ai u shpreh se “aleatët dhe partnerët evropianë në mbarë botën kanë përdorur javët e fundit për të siguruar një qasje të përbashkët” dhe se po hartojnë plane për veprim kolektiv së bashku me Shtetet e Bashkuara.

Rutte gjithashtu e cilësoi operacionin amerikan si “thelbësor”, duke përmendur atë që e quajti “kërcënim ekzistencial” nga Irani.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian Abbas Arakçi deklaroi se trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është i kufizuar, jo për shkak të një mbylljeje zyrtare, por sepse kompanitë e sigurimeve po shmangin zonën nga frika e luftës.

Sipas tij, ngushtica nuk është mbyllur, por anijet po hezitojnë për shkak të rrezikut të lartë. Ai shtoi se “liria e lundrimit nuk mund të ekzistojë pa lirinë e tregtisë” dhe kërkoi respektim të ndërsjellë në këtë çështje.

Në të njëjtën kohë, kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, bëri thirrje për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe mbrojtjen e objekteve energjetike në Lindjen e Mesme.

Ai paralajmëroi se përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit mund të shkaktojë një krizë afatgjatë energjetike globale dhe theksoi se “bota nuk duhet të vuajë pasojat e kësaj lufte”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy