Pas vrasjeve në Kosovë, Morina paralajmëron: Çdo i shtati banor posedon armë ilegale

by engel

Rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë kanë ngritur shqetësime të mëdha për sigurinë publike, ndërsa ekspertët paralajmërojnë për përhapjen e gjerë të armëve ilegale në vend.

Gjatë ditëve të fundit, katër persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në disa qytete, përfshirë Gjakovë, Klinë dhe Podujevë. Këto ngjarje të njëpasnjëshme kanë tronditur opinionin publik dhe kanë rritur thirrjet për masa urgjente në drejtim të sigurisë.

banner

Ish-koloneli i policisë, Refki Morina, ka theksuar se pas këtyre akteve qëndrojnë një sërë faktorësh, përfshirë aspektet psikologjike, sociale dhe ekonomike. Sipas tij, problemet e akumuluara në familje dhe në shoqëri ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e dhunës dhe krimeve të rënda.

“Ekzistojnë një varg faktorësh që çojnë deri te dhuna apo vrasjet. Këto lidhen me gjendjen sociale, ekonomike dhe politike, ndaj duhet një qasje e përgjithshme për stabilizimin e situatës”, ka deklaruar Morina.

Ai gjithashtu ngriti alarmin për përhapjen e armëve pa leje në vend, duke theksuar se, sipas vlerësimeve, çdo i gjashti apo i shtati banor në Kosovë posedon një armë ilegale. Kjo situatë, sipas tij, kërkon ndërhyrje të menjëhershme dhe masa konkrete nga institucionet e sigurisë.

Ekspertët dhe njohësit e sigurisë kërkojnë forcim të kontrollit ndaj armëve, si dhe politika më efektive për parandalimin e dhunës, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës në vend.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy