Grupi parlamentar i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës ka dorëzuar kërkesë në Ministrinë e Tregtisë për marrjen e masave urgjente për përballimin e situatës ekonomike në vend pas rritjes së shpejt të çmimit të karburanteve.
Në këtë kërkesë sugjerohen katër masa urgjente që sipas tyre duhet t’i marrë Qeveria e Kosovës për të evituar pasojat ekonomike si rrjedhojë e shtrenjtimit të derivateve,
Nga AAK është kërkuar lirimi i menjëhershëm i së paku 50% nga TVSH për derivatet, heqja e përkohshme e akcizës për naftën derin në stabilizimin e tregut, krijimi urgjent i një taskforce të përbashkët me Odën Ekonomike, Shoqatën e Naftëtarëve dhe shoqatat e tjera relevante në bashkëpunim me MINT dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe marrja me qira e deponive ekzistuese në 5-6 pika kryesore dhe krijim i rezervave maksimale strategjike të naftës.
Vende si Greqia dhe Kroacia kanë prezantuar pako të masave ekonomike me anë të subvencioneve për të ndihmuar qytetarët në përballimin e shtrenjtimit të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes Iranit, Izraelit dhe SHBA.


