Zelensky jep alarmin: Rusia po përgatit një breshëri sulmesh kundër Ukrainës, është çështje orësh!

by Nexhat

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot se shërbimet e inteligjencës ukrainase besojnë se forcat ruse po planifikojnë një valë të re sulmesh ajrore në vend.

Në një videomesazh të publikuar sonte, Zelensky tha se një valë e re sulmesh ajrore mund të jetë çështje orësh.

banner

“Rusia po përgatit një breshëri sulmesh”, u shpreh kreu ukrainas.

“Ju lutem kushtojini vëmendje paralajmërimeve të sotme për sulme ajrore. Informacioni tregon se Rusia po përgatit një breshëri sulmesh”, tha ai.

Forcat ruse kanë kryer sulme ajrore në qytetet ukrainase, përfshirë kryeqytetin Kiev, kryesisht natën.

Infrastruktura energjetike është vënë në shënjestër vazhdimisht. /Panorama

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy