Arbitri anglez, Anthony Taylor, me përvojë të gjatë, do të drejtojë ndeshjen vendimtare të play-Off-it për Botërorin 2026 mes Polonisë dhe Shqipëri, sfidë që do të zhvillohet më 26 mars në Varshavë.
Taylor është një gjyqtar i nivelit të lartë, i cili njihet për aftësinë e tij në menaxhimin e ndeshjeve të tensionuara, veçanërisht kur vendosen fatet e pjesëmarrjes në një Botëror.
Ai është i njohur edhe për tifozët shqiptarë, pasi më parë ka gjykuar finalen e kampionatit shqiptar në “Air Albania Stadium” mes Egnatia dhe Partizani, ku rrogozhinasit fituan 1-0.
Taylor do të ketë për ndihmës arbitra Gary Besëick dhe Adam Nunn, ndërsa në sallën e VAR-it do të jenë anglezët Jarred Gillett dhe Michael Salisbury. Arbitër i katërt i ndeshjes do të jetë lituanezi Donatas Rumsas

