Çka pritet në zgjedhjet nacionale që po vijnë?

by Nexhat

Shkruan: Ramiz Lladrovci

Veprimet e z. Hamza, nëse nuk ndryshojnë, do të prodhojnë rezultat të njëjtë. PDK-së, i duhet një rezultat tjetër, rezultat që dëshmon se është konstanta e shtetit.

banner

Për të pasur rezultat tjetër, më e pakta duhen ndryshime në vendimmarrjen e PDK-së, brenda subjektit politik i cili bart përgjegjësi historike të shtetformimit e shtetndërtimit. Sigurisht, strukturat ekzistuese, nuk po mund i japin përkrahjen meritore liderit të partisë, për shkak të shumë rrethanave.

Meritokracia e nivelit qendror përcillet nga dështimet në degë, organizimin e mangët me strukturat, mos përfshirjen e ideve të reja në vizionin e platformës zgjedhore. Tjetër rrethanë është mungesa e ballafaqimit me qeverisjen aktuale, mungesa e vullnetit për beteja të qëndrueshme e kauza politike.

Disa nga shkaqet për ta ndryshuar veprimin për rezultat ndryshe, z. Hamza i ka në dorë ta bëj ndryshimin. Normalisht, duke filluar të heq të ricikluarit e përjetshëm nga skema e të pazëvendësueshmëve, të largojë nga vendimmarrja konformistët, oportunistët dhe bjerrakohësit partiakë.

Nuk është e lehtë që të bëhen ndryshime, aq më pak në një parti me traditë, kontribues e meritokraci të theksuar, por, nëse nuk e bën ndryshimin z. Hamza, është i rrezikuar në dy mënyra, ose për ta larguar nga lidershipi e ta zëvendësojnë, ose e lejojnë të prijë, por, do ta sabotojnë sërish në fushatë për ta sjellë në nivel edhe më të ulët të votave.

Paralajmërimet e mia se nëse z. Hamza nuk bëhen ndryshime në struktura të partisë për zgjedhjet e 28 dhjetorit, do t’ia bëjnë gropën dhe PDK do të ketë rezultat më të dobët. Ashtu doli, dy deputetë më pak, nga 24 në 22. Pas dështimeve të njëpasnjëshme të qeverisë ku opozita ishte më shumë dekor se sa ofruese e alternativave për zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për qytetarët dhe shtetin, rezultati është i pakënaqshëm.

Prandaj, për rezultate më të mira të PDK-së, kërkohen veprime më të mira. Nëse z. Hamza nuk vepron, qofsha i gabuar, por, kam informata se do të veprojnë ata që janë të kënaqur me veten dhe me partinë. Këta mund të bëjnë rirreshtim brenda listës së fundit të PDK-së ku dyshi bëhet njësh, në emër të disiplinës partiake dhe kinse të imponuar nga rrethanat.

Gjykata Kushtetuese pres t’i japë nga pak të drejtë të dy palëve, edhe Presidentes, edhe Kryeministrit. Mendoj se edhe Gjykata Kushtetuese për nga natyra dhe funksioni, çështjen e presidentit dhe shpërndarjen e Kuvendit mund ta trajtojë si llastikun.

Kjo çështje nuk e përmirëson gjendjen e PDK-së dhe të Kosovës, gjendje të cilat nuk vlerësoj si të mira dhe qytetarët presin më shumë nga të gjithë ne. PDK, nuk guxon të ndalet!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy