Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se investimi prej “triliona dollarësh” i Iranit në raketa balistike, pasurim bërthamor dhe mbështetje për proxy-t e armatosur “ka shkuar dëm”.
Në deklaratën e tij, ai thotë se Izraeli i ka goditur Iranin dhe “aksin” e tij me “dhjetë plagët”.
Netanyahu thekson se lufta nuk ka mbaruar, por rendit arritjet strategjike të Izraelit.
Ai e përshkruan situatën si një “kthesë strategjike” kundër Iranit: regjimi iranian donte të mbyllte Izraelin, por tani Izraeli po e “mbyll” atë.
Sipas tij, regjimi iranian është më i dobët se kurrë, ndërsa Izraeli është më i fortë se kurrë.
Deklarata duket si një përpjekje për të përgatitur opinionin publik, veçanërisht nëse presidenti amerikan Donald Trump vendos të ndalojë luftën së shpejti përmes bisedimeve.
Gjithashtu, Netanyahu aludon se ish-presidenti Joe Biden nuk e kishte kuptuar plotësisht rrezikun iranian, duke thënë se ai kishte paralajmëruar “presidentët e SHBA-së” për këtë çështje.
Ky qëndrim i Netanyahut vjen në një moment kur SHBA-të po ndjekin rrugën e bisedimeve, ndërsa Izraeli vazhdon operacionet ushtarake kundër “aksit të rezistencës” të Iranit

