Lukaku shpallet “non grata”, ultrasit e Inter: Mercenar, thikë pas shpine për klubin tonë

by informim

Pak a shumë një vit më parë, “Curva Nord” paralajmëroi Romelu Lukakun. Belgu do të duhej të fitonte statusin e “mbretit” në fushë, të cilin 12 muaj më herët, pas fitimit të “Scudetto”-s, e kishte lënë mënjanë për të ikur te Chelsea.

Sot, dy vite pas asaj lamtumire në fillimin e merkatos së verës 2021, ultrasit e Interit gjëmojnë kundër sulmuesit belg, të tërbuar pas hapit të ri të dyfishtë që hodhi në erë negociatat për një rikthim të tretë në Milano, këtë herë edhe me rrethanë rënduese; kontaktet me Juventusin.

Shumë për zemrat e fansave, pasi “Curva Nord” ka publikuar një deklaratë për shtyp drejtuar pikërisht “Big Rom”. Titulli është elokuent: “Lukaku, mirupafshim famëkeq”. “Kush të ka tradhtuar një herë, do ta bëjë sërish, – nisin ultrasit, – jo sepse e shijojnë, por se është pjesë e natyrës së tyre”.

Me pak fjalë, tone të ashpra. “Po, sepse ti Romelu na tradhtove të gjithëve, që të mbrojtëm deri në fund, në periudhën tënde të keqe. Ne të mbrojtëm kur tifozët e skuadrës të tallnin, tani na e kthen me një goditje thike të denjë.

Puthe atë stemë që vlen më shumë se jeta jonë dhe tani, si një mercenar i poshtër i lirë ti e shet veten tek ofertuesi më i lartë. Para se të jesh kampion duhet të jesh burrë. Dhe ti nuk je asnjëri” – ishte deklarata e ultasve të Interit, të cilët e shpallin non grata sulmuesin belg.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy