Papa Leo i udhëhoqi katolikët e botës drejt Pashkëve në një Meshë vigjiljeje të shtunën në mbrëmje në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe u bëri thirrje njerëzve të mos ndihen të mpirë nga përmasat e konflikteve që shpërthejnë në të gjithë botën, por të punojnë për paqen.
Leo, i cili është shfaqur si një kritik i hapur i luftës në Iran , tha se mosbesimi dhe frika janë lejuar të “shkëputin lidhjet midis nesh përmes luftës, padrejtësisë dhe izolimit të popujve dhe kombeve”, shkruan Reuters,
“Le të mos e lejojmë veten të paralizohemi!”, thirri Papa i parë amerikan në një shërbesë për natën më të shenjtë në kalendarin katolik, kur Bibla thotë se Jezusi u ringjall nga të vdekurit.
Leo nuk përmendi ndonjë konflikt specifik gjatë shërbesës, në të cilën ai pagëzoi gjithashtu 10 të rritur të konvertuar në katolicizëm.

