Plani amerikan me 15 pika për paqe “i papranueshëm”, thotë zëdhënësi iranian

by Nexhat

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, tha të hënën plani i paqes me 15 pika i propozuar nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit aktual është i papranueshëm për Teheranin, shkruan ABC News.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA lidhur me raportimet për një plan të ri armëpushimi gjatë konferencës së tij javore për shtyp, Baghaei tha: “Disa ditë më parë, ata paraqitën propozime përmes ndërmjetësve, dhe plani amerikan me 15 pika u përcoll përmes Pakistanit dhe disa vendeve të tjera mike”.

banner

“Që atëherë ne deklaruam se propozime të tilla janë njëkohësisht jashtëzakonisht ambicioze, të pazakonta dhe jologjike dhe nuk janë të pranueshme për ne në asnjë mënyrë”, tha ai.

“Pavarësisht atij propozimi, ne përgatitëm një grup kërkesash që i kishim dhe i kemi, bazuar në interesat tona dhe konsideratat tona”, tha Baghaei.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy