Lëshohet një mesazh me shkrim që i atribuohet Liderit Suprem të Iranit për vdekjen e shefit të inteligjencës së Gardës Revolucionare

by Nexhat

Një mesazh i shkruar që i atribuohet Udhëheqësit të tretë Suprem, Mojtaba Khamenei, është lëshuar pas vrasjes së shefit të inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), Majid Khademi.

Në mesazh, vrasja u dënua dhe u fajësua SHBA-ja dhe Izraeli. Izraeli ka konfirmuar se kishte në shënjestër Khademin, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

banner

Khamnei përsëriti retorikën e zyrtarëve iranianë, duke deklaruar se vdekja e komandantëve nuk do të shkaktonte ndonjë “përçarje” në ideologjinë e forcave iraniane sepse “radhët janë të gjera”. Disa komandantë të IRGC janë vrarë që nga fillimi i luftës më 28 shkurt.

Kohët e fundit ka pasur edhe disa mesazhe të shkruara që i atribuohen Mojtaba Khamenei, por që kur pasoi të atin rreth një muaj më parë, ai nuk është shfaqur në publik ose në ndonjë foto apo video të kohëve të fundit në televizionin shtetëror iranian.

Donald Trump ka thënë se Mojtaba ishte “ose i vdekur ose në gjendje shumë të keqe, sepse askush nuk ka dëgjuar për të”.

Ambasadori i Iranit në OKB në Gjenevë tha se mungesa e Khameneit ishte për shkak të “konsideratave të sigurisë”, ndërsa Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ka këmbëngulur se ai është “në shëndet të mirë dhe po i menaxhon plotësisht punët”. Ende nuk ka dalë asnjë provë audio ose video që mbështet këto pretendime.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy