“E papranueshme”, reagime në Europë ndaj sulmeve të Izraelit në Liban

by Nexhat

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i quajti sulmet e Izraelit ndaj Libanit “krejtësisht të gabuara”.

Ka pasur gjithashtu reagime nga e gjithë Europa, raporton BBC,

banner

Sulmet e Izraelit ndaj Libanit ishin “të papranueshme”, thotë ministri i Jashtëm Jean-Noel Barrot – ndërsa shton se Irani duhet të heqë dorë nga kapacitetet për të siguruar armë bërthamore dhe mbështetja e tij për përfaqësues si Hezbollahu dhe Hamasi.

Sulmet izraelite “janë edhe më të papranueshme, pasi minojnë armëpushimin e përkohshëm të arritur dje midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit”, tha ministri francez.

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha: “Kemi qenë vetëm një hap larg pikës pa kthim, por tani përballemi me një perspektivë të brishtë paqeje, e cila duhet ndjekur me vendosmëri”.

Ndërkohë, Spanja po rihap ambasadën e saj në Teheran, thotë ministri i saj i Jashtëm. Jose Manuel Albares gjithashtu akuzoi Izraelin për “shpërfillje të armëpushimit” dhe “shkelje të ligjit ndërkombëtar”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy