Netanyahu: Nuk ka armëpushim në Liban

by Nexhat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu është shprehur se nuk ka armëpushim në Libam.

“Ne vazhdojmë ta godasim Hezbollahun dhe nuk do të ndalemi derisa të rivendosim sigurinë tuaj”, thuhet në një mesazh të publikuar nga zyra e kryeministrit izraelit, raporton BBC.

banner

Netanyahu ka folur edhe për atë që e ka quajtur “sigurimin e një marrëveshjeje historike dhe të qëndrueshme paqeje midis Izraelit dhe Libanit”.

Ky mesazh vjen pasi Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, u tha mediave amerikane se Netanyahu i kishte thënë se Izraeli do të “zvogëlonte” sulmet në Liban, derisa bisedimet e paqes po zhvilloheshin.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy